“TalkSport”: Januzaj, hap të madh prapa në karrierë

Faqja britanike “TalkSport”, e ka konsideruar hap prapa në karrierën e Adnan Januzajt, huazimin te Borussia Dortmund, ku kosovari nuk e ka bërë ende asnjë paraqitje nga minuta e parë në Bundesligë.

“Përfaqësuesi i Belgjikës ende është në kërkim të paraqitjes së parë nga minuta e parë në Bundesligë, pasi që në gjashtë paraqitje është inkuadruar më vonë. Vendimi i tij për të shkuar jashtë vendit mund të konsiderohet si hap prapa”, ka shkruar “TalkSport” për Januzajn.

Ndryshe, Januzaj është i huazuar deri në qershor te Borussia Dortmund. /Olle

cats