‘Tali’ nuk është rikthyer tek Gjilani, ai do të kryej gjitha obligimet ndaj lojtarëve dhe klubi vazhdon të jetë në shitje

Avokati Arsim Vranovci, personi i autorizuar për shitje të klubit, përmes një reagimi ka treguar se Florim Zuka nuk është kthyer tek SC Gjilani, por vetëm se do ti kryej obligimet ndaj lojtarëve deri në shitje të klubit shkruan Radio Star.

Me datën 16.01.2023, nga ora 10:30 do të mbahet një event ku do të organizohet shitja e klubi 100% të aksioneve të klubit të SC Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Po ju drejtohemi me këtë shkresë për të ju njoftuar se pas publikimeve në disa media dhe televizione lokale se SC Gjilani nuk do të shitet, ne ju njoftojmë se kjo informatë është e pasaktë dhe shitja e klubit futbollistik “SC Gjilani” vazhdon sipas planifikimeve paraprake.

Pronari Florim Zuka thotë se do të jetë besnik ndaj klubit deri në momentin e shitjes dhe se do të përmbush obligimet që ka ndaj klubit “SC Gjilani”.

Të bashkangjitur ne këtë email e keni njoftimin tonë për media, si dhe ftesën për pjesëmarrje në thirrjen e hapur për shitjen e aksioneve të klubit futbollistik “SC Gjilani”.

Rivalët e vjetër takohen në mesjavë

Shlyhen të gjitha borxhet, Gjilani nesër fillon fazën përgatitore