Vëllai i talenti shqiptar në burg për Kumanovën

Tragjedia që i ndodhi Lagjës së Trimave në Kumanovë, në luftimet dy ditore mes forcave policore të Maqedonisë dhe grupit të armatosur para një javësh, ka bërë që futbollisti shqiptar i YB në Zvicër, Taulant Seferi gjatë gjithë kohës ishte me mendje në Kumanovë.

Ai mezi priste të vij sa më shpejt në vendlindjen e tij për të mësuar më shumë për fatin e vëllait të tij, Afrimit, i cili u arrestua nga forcat policore të Maqedonisë, javën e kaluar.

Taulanti i bën thirrje presidenti të Maqedonisë, Ivanov që të liroj vëllain, për të cilin thotë se është i pafajshëm.

“Unë si reprezentues i Maqedonisë në futboll i bëj thirrje kryetarit të republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov dhe të gjith institucionev të shtetit që të lirohet vëllai im, pasi është i pafajshëm”, deklaroi në fillim Taulanti për “Lajm”.

“Erdha të takoj nënën, familjen, farefisin, shokët, Lagjën e Trimave, por mbi të gjitha erdha për vëllain tim, Afrim Sulejmani, i cili është në paraburgim si pjesëtar i MPB-së”, ka shtuar ai.

“Jam trishtuar nga pamjet që pash këtu në Lagjën e Trimave. Vërtetë është trishtim i madh”, ka përfunduar Taulanti, i cili shpreson se drejtësia do të dal në shesh dhe se Afrimi do të lirohet nga paraburgimi.

seferi 1

 

seferi 3