Talenti shqiptar impresionon ish-sulmuesin e Barcelonës

Sulmuesi i talentuar, Arton Jashari që aktivizohet në Suedi me ekipin e Helsinborgut U21 ka befasuar trajnerit e ekipit të parë, Henrik Larson me paraqitjet e tij.

“Trajneri i ekipit të parë, legjenda Henrik Larson, na ka treguar se është shumë i kënaqur me Artonin dhe besojmë se shumë shpejt do të debutojë me ekipin e pare”, konfirmoi për GazetaOlle.com menaxheri i djaloshit, Artan Krasniqi.

Përndryshe, ëndrra më e madhe e 20 vjeçarit është që të bëhet pjesë e Kombetarës U21 të Shqipërisë, ndërsa kohët e fundit për të kanë shfaqur interes edhe disa ekipe gjermane, ku mes tyre është edhe Hofenheim.