Talenti shqiptar i Shkëndijës prezantohet te Dinamo Kiev

Futbollisti i talentuar, Reshat Ramadani, ka bërë hap të madh në karrierë, duke kaluar nga Shkëndija e Tetovës te Dinamo Kiev.

Ramadani 19-vjeçar, luan në mesfushë, ndërsa skuadra tetovare për të pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro.

Po ashtu Shkëndija do të përfitojë 15 për qind të shumës nga transferimi i ardhshëm i lojtarit.

Me skuadrën e madhe ukrainase, Ramadani ka firmosur për pesë vjet. Ai është rritur te Shkëndija, ndërsa ekipit të parë iu bashkua në moshën 17-vjeçare.

Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka luajtur 23 ndeshje, ndërsa pesë të tjera i ka në kupat evropiane. Ai është i pari futbollist që transferohet nga një klub i Maqedonisë te Dinamo Kievi.

Ramadani luan për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut. Dinamo ishte nënkampion i Ukrainës në vitin e kaluar. Ka 16 tituj të Ukrainës, që është rekord.

Lakers marrin fitore spektakolare në udhëtim te Oklahoma City Thunder (Video)

Xhaka pritet të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin, me rritje të ndjeshme të pagës