Talenti prishtinas testohet në Gjermani (FOTO)

Futbollisti i talentuar i Flamurtarit të Prishtinës, Flakron Hasani, të martën do të marrë rrugë për në Gjermani për t’u testuar në disa klube të këtij shteti.

Hasani është 16-vjeçar derisa aktivizohet me ekipin e juniorëve të Flamurtarit. Luan në pozitën e mbrojtësit qëndror. “Trajneri që punon në Gjermani, Kushtrim Bajrami më ka mundësuar provat në disa ekipe në Gjermani dhe të martën do të udhëtojë për të nisur provat”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Flakron Hasani.

Ai në vitin e kaluar arriti që të shpallet kampion regjional me Flamurtarin derisa aktivizohej me ekipin e kadetëve (U-17).

I riu prishtinas shpalosi edhe synimet që ka në karrierën e tij. “Deri më tash jam shumë i kënaqur me karrierën time. Dua që t’i falënderojë trajnerët Artan Bytyqi e Afrim Krasniqi, për punën që e kanë bërë me mua. Pretendoj që të bëjë karrierë në Evropë”, përfundoi Flakron Hasani.

Ha Has