Talenti nga Kosova nënshkruan kontratë profesionale me Sionin

Kevin Halabaku nga Pozherani ka nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e FC Sion.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë klubi në faqen zyrtare, duke shkruar se sulmuesi i ri nënshkruan kontratën e parë profesionale, shkruan Gazetasheshi.com

“Sulmuesi i ri, nga Conthey, nënshkroi një kontratë e parë me FC Sion deri në 2025”, shkruan në njoftimin e klubit zviceran.

Halabaku ka qenë pjesë e Kosovës u-19 dhe tashmë ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.

Ai ishte pjesë e grupmoshave tek skuadra ku ka nënshkruar tashmë edhe hapin e parë kontraktual në aspektin profesional.