Talenti me prejardhje nga Kosova debuton te Bayern Munchen

Bayern Munchen ka fituar sfidën e fundit për këtë vit ndaj Wolfsburgit me rezultatin 2:0.

E veçantë e këtij takimi ishte debutimi i futbollistit me prejardhje nga Kosova, Leon Dajaku, shkruan Gazeta Olle.

Dajaku, u inkuadrua në minutën e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Serge Gnabry.

Për Dajakun, ishte ky debutim në skuadrën e madhe gjermane, me shpresë se në të ardhmen do të ketë minuta më shumë në fushë.

19 vjeçari, është raportuar se mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, por që ende nuk ka ardhur zyrtarizmi.