Talenti kosovar mes Frankfurtit, Gjermanisë e Kosovës

Lojtari më i ri në moshë i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Bunjaku e ka mirëpritur faktin që Kosova do të luajë miqësore me Eintracht Frankfurtin në Gjermani. 17-vjeçari është pjesë e klubit gjerman, Eintracht Frankfurt prej disa vitesh.

Krahas zgjedhjes mes Frankfurtit e Kosovës, ai nesër do të nis grumbullimin me Gjermaninë U-18. Dilemë se jo mahi, për kë do të luajë ai më 24 mars?

“Unë nga data 18 mars grumbullohem me ekipin e parë të Frankfurtit, dhe ende nuk e di se a do të ftohem për këtë lojë. Nesër grumbullohem me Gjermaninë U-18, pasi në fund të marsit kemi dy ndeshje me Francën”, thotë Bunjaku për Gazetën Olle.

bunjakk

“Është mirë që është realizuar një ndeshje e tillë. Frankfurti ka lojtarë të mirë, është ekipë e mirë. Besoj se do të ketë shumë shikues, pasi shqiptarët janë të etur për ta parë Kosovën duke luajtur në Gjermani. Unë jam gëzuar shumë që vendlindja ime do të luajë kundër ekipit tim”, shtoi ai.

eee

Bunjaku po shpreson se do të arrijë të luajë me Kosovën, e më pas edhe me Gjermaninë në miqësoret me Francën.

Ai vlerësohet talent me të ardhme të ndritur. Momentalisht luan me grupmoshat e reja të Frankfurtit, por gjatë verës së kaluar dhe këtë dimër, ishte grumbulluar nga ekipi i parë i Frankfurtit. (Gazeta Olle)

bunjaki