Talenti i Trepçës ’89 afër transferimit në Zvicër, negociatat nisin së shpejti

Milot Avdyli afër transferimit në kampionatin zviceran.

Ai po paraqitet mjaftë mirë në prova duke lënë kështu përshtypje të mira tek skuadra e Aarau, përcjellë Gazeta Olle.

Sulmuesi i Trepçës ’89 ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, duke shënuar një gol ndaj Young Boysit dhe luajti 45 minuta ndaj Baselit.

Ditëve në vijim pritet të fillojnë edhe negociatat mes Trepçës ’89 dhe klubit zviceran për transferimin e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i mitrovicasëve, Abedin Zeka.

“Miloti nesër përfundon provat te Aarau. Shpresoj që të arrijmë marrëveshje për transferimin e tij, unë do të isha shumë i kënaqur nëse futbollisti ynë do të luante në Zvicër” deklaroi presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka për Indeksonline.