Talenti i Milanit thyen të gjitha rekordet në Serie A

Moment historik, vetëm 15-vjeç, 8 muaj dhe 5 ditë,  Françesko Kamarda, bëhet futbollisti më i ri i aktivizuar në Serinë A. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 83-të në duelin ndaj Fiorentinës, në vendin e serbit Luka Joviç. 

Kamarda ka kaluar kështu qendërmbrojtësin e Bolonjës, Visdom Amei, që ka debutuar në moshën 15 vjeç, 9 muaj dhe 1 ditë në maj 2021.

Moment tepër special ky për 15-vjeçarin e Milanit, i cili në momentin e aktivizimit, ka fituar simpatinë e të gjithë stadiumit, që ka brohoritur emrin e tij. Kujtime këto që do të nguliten thellë në mendjen e talentit kuqezi, të cilin e pret një e ardhme e ndritur.  

 

Pesë medalje për Kosovën, taekwondistët kosovarë shkëlqejnë në Kampionatin Ballkanik

Federata e Futbollit të Serbisë i frikësohet një përballjeje me Shqipërinë në Euro 2024