Talenti i madh i Ramiz Sadikut merr dy ftesa në të njëjtën kohë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria (Foto)

Leart Prapashtica është njëri nga talentët që pritet të ketë të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.

Talenti 17 vjeçar i Ramiz Sadikut luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka filluar që në moshë të re t’i tregojë vlerat e tij, shkruan Gazeta Olle.

Ai së fundmi ishte lojtari më i ri që u paraqit në fushën e lojës në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Dritës.

Prapashtica së fundmi ka marrë dy ftesa në adresë të tij, nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Nga Kosova ai është ftuar për ndeshjet e U17 në raundin e dytë të kualifikimeve zyrtare “2022 UEFA European Under-17 Championship, Elite Round”.

Ndërsa nga Shqipëria, Prapashtica është ftuar nga U18 për ndeshje testuese të cilën kombëtarja e zhvillon mes vete me grupmoshat U19.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i lojtarit, njëherit legjenda kosovare ish-portieri Naser Prapashtica.

Ai ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë të cilat kanë shfaqur gatishmërinë që ta kenë Leartin në radhët e tyre. /Gazeta Olle/

Liria vjen me një komunikatë skandaloze sa i përket anës drejtshkrimore dhe njofton se Begolli do të vazhdoj në klub

Përvojë shumë e rëndësishme për gjyqtarët Edmond e Edonis Beqiri në Pragë