Talenti i madh i Bayern Munichut i bashkohet Kosovës U19

Një tjetër ardhje e madhe te Kosova U19, ku kësaj radhe është prezantuar talenti i Bayern Munich, Behar Neziri.

Presidenti Agim Ademi në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është takuar me futbollistin Behar Neziri me prejardhje nga Kosova i cili veprimtarinë e tij po e zhvillon në Gjermani.

Mesfushori kosovar aktualisht luan për “FC Bayern Munich U19”.

Ai u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe pohoi se është në formë të mirë dhe i gatshëm që t’i bashkohet Dardanëve.

Me këtë vendim, 18 vjeçari zyrtarisht do të jetë një tjetër futbollist i talentuar I cili do e përfaqësoj Kombëtaren U19 të Kosovës. /Gazeta Olle/

Drita e mposhtë Vjosën e Shtimës, këta janë golashënuesit

Dardanët e rinj mposhtin Andorrën, kualifikohen në finalen e madhe