Talenti i Gjilanit i bashkohet skuadrës së Ligës së Parë

Talenti i SC Gjilanit, Erlis Xhemajli është huazuar te KF Kika për edicionin 2022/23. 

19-vjeçari luan në rolin e mesfushorit, dhe pritet t’i ndihmojë skuadrës së Ligës së Parë gjatë sezonit të ri, shkruan Gazeta Olle.

Xhemajli shihet si një futbollist i talentuar i qytetit të Gjilanit, me të ardhme të ndritur para vetes.

Kika vazhdon t’i besojë talentëve, pasi ditë më parë huazoi edhe Shaban Shabanin nga Llapi.

Njoftimi i plotë nga KF Kika: 

ZYRTARE: ERLIS XHEMAJLI I BASHKOHET KIKËS ✍️

KF KIKA njofton se ka arritur marrëveshje me SC Gjilanin që ta huazojë talentin Erlis Xhemajlin për sezonin 2022/2023.

Xhemajli do të jetë pjesë e klubit tonë për sezonin e ri dhe pritet t’i jap kualitet skuadrës për sezonin e ri.

19-vjeçari Erlis Xhemajli luan në mesfushë.

KF KIKA i dëshironë mirë se ardhje dhe suksese me klubin tonë

/Gazeta Olle/ 

Ja kur do të zhvillohet Superkupa ‘Kosovë-Diasporë’

Visaj Bekaj transferohet në Turqi