Talenti i futbollit kosovar siguron prova në Dinamo Zagreb

Mesfushori i talentuar kosovar, Diar Halili, do të testohet te skuadra e madhe kosovare, Dinamo Zagreb.

Halili do t’i nis provat nga nesër (e merkurë).

Lajmi konfirmohet për “Zeri.info” nga burime të sigurta.

18-vjeçari në edicionin e fundit la përshtypje tejet pozitive te skuadra e Besës së Pejës.

Halili në maj të këtij viti kishte siguruar prova edhe te skuadra portugeze Sporting Braga dhe la përshtypje pozitive.

Halili në edicionin e fundit në Superligë u paraqit në 29 ndeshje dhe e realizoi një gol.

Ai është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U-19.

Kosova pëson nga Sllovakia

Batatina zbulon shumën marramendëse për lojtarët nëse kalojnë në fazën tjetër të Conference League