Talenti 16-vjeçar, Arjol Bllaca debuton për 2 Korrikun në Ligën e Parë

Shumë talentë të njohur kosovarë karrierën futbollistike e kanë filluar në Ligën e Parë.

Njëra nga skuadrat që ka nxjerrë në pah shumë talentë, është ajo e 2 Korrikut, shkruan Gazeta Olle.

Për verdheblutë, në ndeshjen e sotme ka debutuar 16-vjeçari Arjol Bllaca i cili luajti për 24 minuta dhe pati një paraqitje mjaft të mirë në fitoren minimale (1-0) të skuadrës së tij në udhëtim te Vitia.

I rritur në shkollën e prishtinasve Arjoli është shembull për të gjithë bashkëmoshatarët e tij dhe jo vetëm.

Punëtor i pashoq e fjalëpak, janë vetëm dy nga tiparet e shumta që mesfushorin e veçojnë dhe e i japin epitetin si një nga më të dalluarit e gjeneratës së tij.

“Mesfushori Bllaca, sot, na bëri krenarë me paraqitjen e tij, e kështu neve na mbetet që atij t’i qëndrojmë pranë dhe të vazhdojmë ta mbështesim, sepse si një i ri i jashtëzakonshëm që është, ky djalosh vërtetë meriton shumë”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

Pas fitore së sotme, 2 Korriku tashmë pas 15 javësh në Grupin B të Ligës së Parë, ka mbledhur 25 pikë dhe gjendet në vendin e tretë.

/Gazeta Olle/

Muller komenton përsëri Topin e Artë, thotë se Lewa duhej ta fitonte para Messit

Gresa Bakraqi thyen dy rekorde të Kosovës në atletikë, në 800 dhe 1500 metra