Talenti 15-vjeçar debuton ndaj Llapit dhe dhuron një asist të bukur

Në një ditë normale do duhej të ishte në shkollë, por sot ishte gjithçka përveç se ditë normale për super talentin e Vllaznisë së Pozheranit, Eugen Ramadani.

15 vjeçari u ftua për ndeshjen e Kupës së Kosovës kundër Llapit, teksa u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të.

Tetë minuta më vonë pas një veprimi fantastik individual asistoi në golin e dytë të skuadrës.

Skuadra e Ligës së Parë në fund u eliminua nga Llapi pas disfatës 6-2 në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës. /ArbonFlugaj/

 

 

Donald Suxho përzgjedhës i Kosovës

Goditje e rëndë për Senegalin, Sadio Mane mbetet jashtë botërorit