Takohen të parët e sportit, shkak Lojërat Olimpike

 

Në takim ndërmjet Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, dhe Besim Hasanit, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, u bisedua rreth vizitës së rëndësishme që realizoi javën e kaluar në Kosovë, Kryetarit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, z. Thomas Bach.

U vlerësua se vizita ishte tejet e suksesshme dhe përshtypjet e Kryetarit Bach për pritjen që iu bë ishin jashtëzakonisht pozitive.

Po ashtu, u bisedua rreth përgatitjeve që po bën Komiteti Olimpik i Kosovës për Lojërat Olimpike Evropiane, të cilat mbahen sivjet në Baku 2015, si dhe ato Botërore në Rio de Janeiro, 2016, në të cilat do të përfaqësohet edhe Kosova.

Gjithashtu, Ministri Shala dhe Kryetari Hasani, u dakorduan që MKRS-ja të ndihmojë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe në ditët në vazhdim do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe KOK-ut.

Ministri Shala konfirmoi mbështetjen për gjitha federatat dhe Komitetin Olimpik dhe u zotua që të ndihmojë në përgatitjen e sportistëve për këto gara shumë të rëndësishme për Kosovës, sepse, për ministrin Shala, ky vit është vit olimpik për sportistët e Kosovës.