Takime interesante në Ligën Unike të Femrave

Xhiroja e tretë në Ligën Unike të Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.

Takimi i parë i javës do të zhvillohet mes Prishtinës dhe Partizanit. Prishtinaset kanë një fitore e një humbje, kurse vashat tiranase kanë dy fitore dhe janë në kërkim të fitores së tretë nga po aq ndeshje. Të dy skuadrat kanë synime të mëdha në këtë edicion, andaj pritet një përballje interesante.

Takimi i dytë do të jetë ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe fitueses së Superkupës së Kosovës, Bashkimi, që nuk ka asnjë humbje në Superligën e Fermave. Të dy skuadrat kanë dy humbje në ndeshjet e para dhe duan fitoren e parë për këtë edicion.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes dy skuadrave nga Shqipëria, Tiranës dhe Flamurtarit. Skuadra bardheblu ka një fitore e një humbje, kurse skuadra vlonjate dy fitore në dy ndeshje, ndërsa së fundi fituan edhe Superkupën Mbarëkombëtare të Ligës Unike, duke treguar qartë për synimet në këtë edicion.

Liga Unike e Femrave

E martë

17:00 Prishtina – Partizani

19:00 Penza – Bashkimi

E enjte

19:00 Tirana – Flamurtari

Vinicius është ofenduar nga Nike dhe është gati të prishë kontratën

Brazili në epërsi të thellë pas pjesës së parë