Takime interesante në javën e 25-të të Superligës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligë.

Përballja e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.

Të shtunën do të zhvillohet dueli tjetër mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadrave verdhezi. Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.

Duel shumë i vlefshëm është ai i së dielës mes dy skuadrave prizrenase, Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë. Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.

Po të dielën do të zhvillohet dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut. Bardhekaltrit momentalisht janë në vendin e katërt me 14 fitore e dhjetë humbje, kurse istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje.

Prince Caffe Superliga-Java 25

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

E diel

20:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina-Istogu

Përballje e zjarrtë në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, Liria pret Malishevën

Prishtina i bashkohet finales së playoff-it