Takim për biznes? Capital Bra publikon foto me futbollistin kosovar

Liridon Krasniqi është njëri nga futbollistët më të famshëm kosovarë, që karrierë ka bërë kryesisht në Evropë dhe Azi.

Mesfushori me prejardhje nga Vitia është pjesë e futbollit në Azi që tetë vite, teksa më herët ka bërë karrierë edhe në Gjermani, Çeki e Turqi.

Ai është njëri nga futbollistët më të mirë në Azi, teksa është aktiv shumë edhe jashtë fushave të gjelbërta.

Nëse shkoni në qytetin Alor Setar në Malajzi, mund të gjeni dhjetëra emra ‘Liridon’, pasi banorët e këtij qyteti pagëzonin fëmijët e tyre me emrin e futbollistit nga Gërmova e Vitisë.

Krasniqi sot është padyshim njëri nga emrat më të mëdhenj të futbollit në Azi, pasi ai tani numëron mbi një milionë ndjekës në Instagram.

Javë më parë për jetën dhe karrierën e kosovarit u lansua një këngë nga reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Mustafa Sali i njohur me emrin artistik ‘Davage’ derisa këngën e ka titullar ‘Matdon’.

Por ditë më parë Krasniqi u pa në një aeroplan privat së bashku me një nga reperët më të mëdhenj në Gjermani, Capital Bra.

Capital Bra ndiqet nga mbi katër milionë fansa në Instagram, derisa ai ndjek vetëm katër persona ku njëri nga ta është Krasniqi.

Këngëtari gjerman ka publikuar foton me yllin kosovar, teksa ka shkruar se është për bizines.

Gjithsesi gjatë javëve të ardhshme mbetet të shihet se çfarë kanë planifikuar dyshja që kanë miliona ndjekës. /Gazeta Olle/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital Bra (@capital_bra)

Besar Halimi transferohet në ligën e dytë të Greqisë

Lajmi i fundit: Nëntë mijë bileta janë shitur për ndeshjen Ballkani – Shkupi