Takim dy orësh: Ky është vendimi për Bylbyl Sokolin

Kryesia e Prishtinës, sapo ka përfunduar takimin me trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili të dielën ofroi dorëheqjen.

Takimi zgjati rreth dy orë.

GazetaOlle.com merr vesh nga burime të saj pranë kryesisë, se Sokolit nuk i është pranuar dorëheqja, dhe se ai do të vazhdojë me skuadrën.

Në takim ishte edhe vetë Sokoli, derisa stërvitjen e drejtuan ndihmësit e tij.  (Gazeta Olle)