Takaj: Berisha në një skuadër të madhe evropiane

Skënderbeu i Korçës edhe në këtë vit i’u gëzua titullit të kampionit, për herë të pestë me radhë. Merita të mëdha në këtë sukses, kanë edhe lojtarët nga Kosova, Liridon Latifi, Bernard Berisha, Bajram Jashanica dhe Leonit Abazi.

Presidenti i skuadrës korçare, Ardian Takaj është i bindur se Berisha një ditë do të luaj në një skuadër të madhe në Evropë. “Nëse vazhdon me këtë ritëm, Berisha do të luaj në një skuadër të madhe evropiane”, ka thënë për Gazetaolle.com, Ardian Takaj. Berisha së fundmi arriti marrëveshje për të qenë pjesë e Skënderbeut, edhe për një vit.

Tutje, Takaj foli edhe për kosovarët e tjerë. “Jam i lumtur që edhe kosovarët e kanë dhënë ndihmën e tyre për këtë sukses (titullin kampion). Bernard Berisha ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme, Liridon Latifi është ambientuar shpejtë, ashtu sikurse edhe Bajram Jashanica dhe Leonit Abazi”, deklaroi Takaj.