Bardhekaltrit do ta kenë mjaft vështirë, ku nesër do të udhëtojnë për tu përballur me Ballkanin e vendit të dytë, shkruan Gazeta Olle.
Në konferencë për media u paraqitën paraqitën kryetajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri.
Optimist për ndeshjen u shpreh sulmuesi Tahiri, i cili theksoi se atmosfera në grup është e mirë dhe janë gati për ndeshjen derbi.
“Ne e dijmë rëndësinë e ndeshjes së nesërme dhe poashtu nivelin e kundërshtarit. Jemi munduar dhe kemi punuar maksimalisht me përgatit ndeshjen për nesër. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe shpresoj të fitojmë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ndër të tjera theksoi se nesër pritet të jetë një përballje e fortë dhe ndeshje e mirë për t’u ndjekur, por Drita është e motivuar të bëjë më të mirën dhe të marrë fitore.
Për ndeshjen e xhiros së 13-të janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Arbnor Mujës që po vazhdon rikuperimin dhe Prince Balde për shkak kartonit të kuq.
Ndeshja derbi e kësaj jave zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.