Sulmuesi i talentuar u fut nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola dhe për t’ia siguruar tri pikët e para Dritës ndaj Feronikelit 2-1.
Pas ndeshjes sulmuesi 18-vjeçar tha se është e vështirë për ta ta sqaroj debutimin, pasi është ndjenjë e jashtëzakonshme.
“Është vështirë me sqaruar këtë debutim, për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme, s’kam fjalë”, tha fillimisht Tahiri për ‘Art Sport’.
“Është një skuadër mjaft e mirë, besuam që do ta rikthejmë rezultatin dhe kjo u arrit”, përfundoi 18 vjeçari.
/Gazeta Olle/