Tahiri paraqet Munishin në Polici për kërcënim

 

Ndeshja Hajvalia – Besa (1:3), ka përfunduar në fushën e gjelbër ka përfunduar. Por, tashmë ‘lufta’ është shpërndarë diku tjetër. Gazetolle. com mëson se gjyqtari kryesor i ndeshjes, Artan Tahiri është kërcënuar pas ndeshjes nga trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi.

Kujtojmë se Tahiri u akuzua rëndë për ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje. “Ismet Munishi i ka dërguar mesazhe në telefon pas ndeshjes Artan Tahirit, duke e kërcënuar rëndë. Ai e ka pasur telefonin e fikur por kur e ka hapur, i ka parë mesazhet. Ai e ka paditur Ismet Munishin, në polici për kërcënime dhe tashmë policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë një burim i Gazetaolle.com, pranë Artan Tahirit.

Ky i fundit i kontaktuar nga gazeta, nuk është lajmëruar në telefon. (Gazeta Olle)