Në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë, nesër luhet dueli i kampionëve, Kosova e Vushtrrisë – Feronikeli.
Kampionët e tanishëm dhe ata vjeshtor, sfidohen në javën e parë të stinorit pranveror të Superligës.
Kjo sfidë do të përballë edhe dy portierët më të mirë për vitin e kaluar, Granit Kolshin e Feronikelit dhe Petrit Tahirin e Kosovës.
Të dy këta ‘gardianë’ ishin në garë për të fituar epitetin e më të mirit për vitin e kaluar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Në fund ky çmim shkoi për Tahirin, por që ngjalli shumë reagime nga Kolshi dhe skuadra e tij.
Sot është rasti, që njëri-tjetrin ta sfidojnë, dhe të dëshmojnë se cili është më i miri.
Takimi fillon në ora 13:00. (Gazeta Olle)