Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, golat për mysafirët i shënuan Gerhard Progni (66′) dhe Shend Kelmendi (89′), shkruan Gazeta Olle.
Kjo ndeshje u karekterizua me raste të pakta shënimi, por me spektakël në tribuna nga dy tifozeritë.
Tahir Lushtaku, trajneri i Drenicës i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në televizionin ATV, ka deklaruar që ai sot ka qenë tifoz i Gjilanit në derbi përballë Dritës
“Ndoshta përshkak të Ismet Munishit, unë pak ma shumë e kam mbështetur Gjilanin, por edhe Drita me pëlqen”, tha Lushtaku.
/Gazeta Olle/