Tahir Lushtaku tregon nëse skuadra e Drenicës do të luaj me junior në edicionin e ardhshëm

Drenica ka qenë me dy fytyra në edicionin që sapo ka përfunduar në BKT Superligë, ku kishte në vjeshtë paraqitje fantastike dhe në pranverë me shumë probleme.

Por në fund kuqezinjtë nga Skenderaj arritën t’i shmangen barazhit dhe siguruan edhe për një edicion qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Në një prononcim për Gazetën OLLE, trajneri Tahir Lushtaku është rrëfyer për problemet e skuadrës së Drenicës që pritet ta përcjellin edhe në këtë sezon.

Drenica sezonin e kaluar arriti në ndeshjen e fundit për të ikur nga zona e Play Out, ndërsa një nga më meritorët që skuadra nga Skenderaj është akoma pjesë e elitës së futbollit kosovar, është trajneri Lushtaku i cili flet për problemet e skuadrës nga Bajram Aliu.

” Lajmet se Drenica do të luaj me junior nuk janë fare të vërteta, unë nuk e di se ku janë bazuar por deri më tani nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, personalisht nuk dua, dhe nuk e mendoj fare se një klub i madh siç është Drenica të përfundoi në atë pozitë, por ajo se çfarë mund të them është se Drenica momentalisht është në një krizë të madhe financiare, por unë besoj se klubi do të organizohet dhe do të këndellet ” shtoi fillimisht Lushtaku për OLLE.

Lushtaku flet edhe për fazën përgatitore të Kuq e Zinjve, gjithashtu ekskluzivisht për OLLE zbulon se qëndrimi i tij në Bajram Aliu do të jetë shumë i vështirë këtë edicion.

“KF Drenica me fazën përgatitore të jem i sinqertë nuk e di se kur do të fillojmë, sepse ka shumë situata që duhen të zgjidhen në klub, dhe kjo mbetet të shihet deri në fund. Sepse unë si trajner nuk mundem me deklarua diçka më shumë në këtë drejtim” shtoi Lushtaku.

Për në fund, Lushtaku tregon se ka shumë gjasa që t’i ndajë rrugët me Drenicën, pavarësisht se ka kontratë dy vjeçare, pas problemeve të shumta që ndodhën në skuadër, mund të vije dhe largimi i tij.

“Gjasat janë minimale që unë të vazhdoi të jem pjesë e Drenicës, edhe pse kam kontratë dy vjeçare, arsye kam shumë dhe problemet tash janë evidente brenda klubit” përfundoi intervistën Lushtaku për OLLE.

/Gazeta OLLE/

 

Lirim Kastrati e harron Greqinë: Tani duam fitore ndaj Irlandës së Veriut

Bunjaku flet për ndeshjen e Kosovë U21 ndaj Anglisë: Besojmë se mund t’i sjellim telashe