Tahir Lushtaku reagon pas krizes së Drenicës: Futbolli don sakrificë dhe punë profesionale

Drenica ka pësuar humbjen e tretë radhazi në sezonin pranveror.

Kuqezinjtë u mposhtën para adhuruesve të vet nga Gjilani me rezultat të ngushtë 1-2.

Para kësaj ndeshje Drenica kishte pësuar humbje edhe nga Llapi 0-1 dhe nga Ballkani 2-1.

Kjo krizë ka bërë që kuqezinjtë të shkarkojnë trajnerin Bekim Shotani.

E për këtë krizë të drenicasve ka reaguar edhe ish-trajneri i tyre, Tahir Lushtaku.

Lushtaku ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se klubi është mbi gjita.

“Futbolli do sakrifice dhe punë profesionale. Klubi mbi të gjithë”, ka shkruar Lushtaku. /Gazeta Olle/ 

Uzuni në garë për çmimin ‘Lojtari i muajit’

Rrëfimi unik i Thomas Strakoshës: Oferta nga Roma, 10 vitet e kaluara te Lazio, lëndimet e pësuara dhe transferimi në Angli