Edhe pse pikët ishin tejet të rëndësishme, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, kishte vendosur të mos aktivizojë titullar pesë lojtarë, disa prej të cilëve thuajse e kishin vendin e sigurt në 11-she.
Gazeta Olle mëson se ai e bëri këtë, pasi konsideron se ata nuk po e japin maksimumin në ndeshjet e fundit.
Fjala është për portierin Burim Sadiku, mesfushorin Qëndrim Sejdiu, sulmuesin Besart Dushi, si dhe Endrit Malokun e Filonit Shaqirin.
Siqoqoftë, edhe pa ta, Drenica ia doli të mposhtë 2:0 Ferizajn, me golat e Kastriot Mehmetit dhe Fetah Ibrahimit. Ky i fundit realizoi një supergol. (Gazeta Olle)