Tahir Lushtaku me mesazh motivues për futbollistët e tij: Nuk ka barrierë që na ndalë drejt sukseseve

Drenica ka pësuar humbje në kryendeshjen e javës nga Prishtina me rezultat minimal 1-0.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, por u mposhtën në minutat e fundit, kur Besnik Krsaniqi realizoi për kryeqytetasit.
Drenica u ankua në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Gramos Shala, për mos akordimin e një penalltie.
Gjithsesi atë rast kuqezinjtë e kanë harruar dhe tani kanë mendjen për ndeshjet e radhës.
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka ardhur me një mesazh për futbollistët e tij, duke shkruar se nuk ka barrierë që i ndalë drejt sukseseve.
“Kokën lart djema, nuk ka barrierë që na ndal drejt sukseseve, vazhdojmë përpara. Ju jeni krenaria e qytetit”, ka shkruar Lushtaku.
/Gazeta Olle/

Reagimi i ashpër i Drenicës: Gramos Shala tendecioz, gjykoi vetëm në të mirë të Prishtinës

Milani tregon fuqinë, mposhtë Romën në Olimpico