Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Drenicës, kjo është arsyeja

Tahir Lushtaku nuk do të jetë më kryetrajner i Drenicës. 

Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Lushtaku përmes profilit të tij në “Facebook”, shkruan Gazeta Olle.

Problemet financiare te kuqezinjtë kanë bërë që trajneri të vije deri te ky vendim, edhe pse kishte kontratë dy vjeçare me klubin.

Madje, ai në njoftimin e tij thotë se përveç problemeve financiare, kishte edhe probleme të tjeta brenda klubit, të cilat do t’i sqarojë ditëve në vijim.

Lushtaku javë më parë në një intervistë ekskluzive për Gazetën Olle, kishte treguar se gjasat për të qëndruar tek Drenica janë minimale, pikërisht për shkak të krizës brenda klubit.

Tahir Lushtaku tregon nëse skuadra e Drenicës do të luaj me junior në edicionin e ardhshëm

Njoftimi i plotë nga Tahir Lushtaku: 

Përmes këtij postimi, dua t’ju njoftoj që nga sot kam dhënë dorëheqje dhe nuk do të jem kryetrajner i FC Drenica.

Arsyet e largimit tim, besoj janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë keto gjëra do të flas ditëve në vijim.

Dorëheqja ime vjen edhe për shkak të karakterit dhe personalitet tim të ndertuar me punë të madhe profesionale dhe djers, dhe nuk jam nga ata persona që tentoj të krijoj personalitet dhe karakter në emër të dikujt tjetër, sikurse bejnë disa persona brenda dhe jashtë klubit.

Dua të falendëroj Presidenten e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi,

Falenderoj bashkëpunëtorin tim, ish-drejtorin sportiv, Besim Bajraktari,
Stafin tim në shtabin teknik,

Faleminderit nga një pjesë të futbollistëve të ekipit,

Gjithashtu një falendërim i veçant për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’.

Me Respekt
Tahir Lushtaku

/Gazeta Olle/

Mankenda e nis për mrekulli aventurën te Liepaja, gol dhe paralajmërim për Gjilanin

Neymar: Teknikisht më të talentuar se unë? Janë vetëm këta pesë lojtarë