Pas humbjes ndaj Prishtinës, Drenica kërkon t’i rikthehet fitores ndaj Ulpianës, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Superligë.
Ndeshja ndërmjet ‘Kuqezinjve’ dhe ekipit nga Lipjani do të luhet të shtunën nga ora 13:00 në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.
Para këtij ballafaqimi ka folur trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili ka thënë se janë përgatitur mirë për këtë sfidë dhe do të hyjnë vetëm për fitore.
‘E dimë që e presim një kundërshtar të papërshtatshëm siç është Ulpiana, por ne kemi punuar maksimalisht këtë javë për këtë ndeshje dhe besoj që do e kalojmë edhe këtë sfidë pavarësisht asaj ndeshje me Prishtinën që na u mohu rezultati pozitiv në atë takim nga faktori tash ma veç dihet edhe nga opinioni, ku ne e kemi harru atë ndeshje dhe jam optimist që do arrijmë t’i fitojmë pikët e plota në këtë përballje”.
“Kemi kohë dy javë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe kjo pauzë është e mirëseardhur për tu rehabilituar në të gjitha aspektet’, deklaroi Lushtaku për Gazetën inFokus.
Përballjen e parë mes Ulpianës dhe Drenicës e kishte fituar skuadra nga Skenderaj me rezultat minimal 1-0.
Drenica para kësaj ndeshje renditet e katërta me 20 pikë, kurse Ulpiana pozicionet e shtata me 13 sosh.