Tahir Batatina vlerëson sulmuesin e tij: Valmir Veliu është babgjyshi i futbollit kosovar

Valmir Veliu ka fituar çmimin ‘Ylli i Javës’ në xhiron e dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Veliu shkëlqeu me dy gola e një asistim në fitoren 0-6 të Llapit te Ulpiana në Lipjan.

Këtij çmimi të Veliut i është gëzuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Tekniku llapjan nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka quajtur Veliun si ‘babgjyshi i futbollit kosovar’.

‘Ky është ylli i Superligës, babgjyshi i futbollit kosovar. Vazhdojmë Valmir Veliu’, shkroi Batatina.

Diar Halili transferohet te FC Porto

Fati flet pas vazhdimit të kontratës me Barcelonën, ka disa fjalë edhe për Lionel Messin