Skuadra e Llapit po vazhdon me formë fantastike në elitën e futbollit kosovar.
Llapjanët kësaj radhe e kanë mposhtur Drenicën me rezultat 5-3, në takimin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë.
Për këtë fitore secili lojtar i skuadrës së Llapit është shpërblyer me nga 200 euro premia nga kryesia e klubit.
Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka shtuar se për çdo fitore kryesia e klubit po i shpërblen lojtarët me nga 200 euro.
‘200 euro për secilin lojtar ka qenë premia për fitoren ndaj Drenicës. Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe drejtor Bejtush Batatina kanë kërkuar nga unë vetëm rezultate dhe nuk duan ta diskutojnë çështjen financiare. Për çdo lojë po ju japin nga 200 e premi lojtareve, kjo tregon seriozitetin e klubit dhe kryesisë’, tha Batatina.
Pas 15 ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Llapit renditet katërta me 24 pikë, 4 me pak se Gjilani që kryeson.