Tahir Batatina: Nga lufta në male tash e prezantoj Kosovën në arenën ndërkombëtare

 

Llapi nga Podujeva, fitues i Kupës së Kosovës, nesër mbrëma (20.00) debuton në garat evropiane, ku ballafaqohet me skuadrën shqiptare Shkupi, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson e shpreson në lojë dhe rezultat pozitiv në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

Llapjanët janë të gatshëm për sfidën me shkupjanët dhe i njohin mirë cilësitë e tyre.

“E shoh një ndeshje të vështirë, luajmë ndaj një kundershtari që e ka përvojën e pjesmarrjes në gara të Evropës por nuk i frikohem fare sepse edhe ne nuk duhet të gjejmë justifikim, pasi që ka ndryshuar futbolli dhe të gjithë tash po dijnë me luajtur futboll.

Kam skuadër unike dhe të bashkuar.

Përparësinë e shoh të grupi i lojtarëve dhe atmosfera brilante në skuadër por edhe puna në fazën përgatitore na ka ndihmuar shumë.

Jemi komponuar mirë si skuadër, me këta djemtë bëra historinë e Llapit dhe me ta po e shkruaj historinë në arenën ndërkombëtare.

Nuk me kënaq më tash pjesëmarrja por dua kualifikim më tutje. Do të mundohem t’i tregoj vlerat e mia si trajner me skuadra jashtë Kosovës dhe këta djemtë do të angazhohen maksimalisht sepse tash e prezentojmë shtetin e Kosovës.

Ndjenjë e veçantë për mua, nga lufta në male tash e prezantoj Kosovën në arenën ndërkombëtare në sport dhe posaçërisht në futboll”, thotë Batatina për gazetën “Bota sot”.

 

Gjest i madh nga Llapi para nisjes në Shkup, skuadra bëri homazhe tek varri i presidentit legjendar Fadil Vokrri

ZYRTARE: Malisheva prezanton transferin e ri