Tahir Batatina: Në Llap kemi Lionel Messin tonë

Tahir Batatina, kryetrajner i Klubi Futbollistik “Llapi” ishte njëri ndër mysafirët e shumtë në emisionin“Dueli Festiv” në “RTV Dukagjini”.

Tekniku llapjan teksa ka folur për sfidat e vitit 2020, gjithashtu ka folur edhe për të skuadrën e tij dhe të ardhmen që e pret në vazhdim.

Ndër të tjerash Batatina i’u përgjigj pyetjes nëse ka ndonjë Lionel Messi në skuadrën e tij dhe cili është ai.

“Po, ne kemi Lionel Messin tonë në skuadër dhe ai është Arbnor Ramadani”, ka theksuar ai.

Ramadani ishte futbollisti kryesor i Llapit në pjesën vjeshtore të kampionatit, derisa realizoi katër gola dhe tri asistime, njëherit golashënuesi më i mirë i ekipit.

Mesfushori gjilanas ka patur përformancë fantastike, pavarësisht formës jo të mirë të ekipit të tij.