Tahir Batatina flet pas largimit të Amrush Batatinës nga klubi, ky është sqarimi i tij

Donatori dhe anëtari i bordit të klubit të Llapit, Amrush Batatina ka njoftuar për largimin e tij të mënjëhershëm nga të gjitha pozitat e tij në klub.

Amrush Batatina, vëllai i trajnerit, Tahir Batatinës këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka shkruar se për shkak të obligimeve të tij në biznesin që e udhëheq nuk mundet të jetë i angazhuar edhe në klub.

Menjëherë kishte dyshime që mund të kishte një largim të plotë të familjes Batatina nga klubi i Llapit.

Megjithatë, në një prononcim për GazetaBlic Sport, trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina i demantoi këta zëra.

“Amrushi është larguar nga kjo detyrë për shkak të angazhimeve biznesore dhe nuk po mundet të jetë shumë afër klubit. Ne jemi duke u riorgnizuar si kryesi e klubit dhe natyrisht na duhen njerëz që mund të kenë përshkutim të plotë kohor për klubin. Tashmë e kemi parë edhe angazhimin e madh që duhet në ndeshje evropiane. Natyrisht do të vazhdojmë me punën e mirë që po e bëjmë“, tha Batatina për GazetaBlic Sport.

Zyrtare: Istogu ‘blindon’ tre futbollistët e radhës

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit Denis Bakalli, i cili ishte futbollist i KF Gjakovës