Fushë Kosova dhe Bashkimi i Koretinit mbajnë dy pozitat e para në tabelën e Ligës së Dytë pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 13-të, raporton Gazeta Olle.
Këto dy skuadra që edhe llogariten si favoritet kryesore për tu plasuar në Ligën e Parë po vazhdojnë me rezultatet e mira dhe tashmë kanë krijuar diferencë solide me ndjekësit.
“Pampurat” e Fushë Kosovës qëndrojnë në krye të tabelës qysh prej javës së parë e deri më tani.
Lufta për mbijetesë ndërkohë vazhdon të jetë e fortë me shumë skuadra që janë afër njëra tjetrës.
Renditja tabelore: