Tabarez: Cavani u provokua rëndë

Përzgjedhësi i Uruguait, Oscar Tabarez, e ka arsyetuar Cavanin pas kartonit të kuq kundër Kilit, duke thënë se ai ra në provokimin e Jaras.

“Ju mund ta shihni në televizion dhe në foto se çfarë ndodhi, kjo është e tëra. Unë e di që gjyqtari kryesor nuk e ka parë atë, mirëpo asistenti ka mundur ta shohë dhe është dashur t’i tregoj kryesorit”, deklaroi Tavarez.

Kili e fitoi takimin ndaj Uruguait 1:0, falë një goli të Islas në minutën e 81-të. /Olle

cavani_9533