‘Ta mbyllim me fitore’

Sigal Prishtina në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të grupeve në kuadër të Ligës Ballkanike, do ta zhivllojë përballë skuadrës bullgare, BC Rilski Sportist.
Kapiteni i kryeqytetasve Edmond Azemi, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’ është shprehur optimist duke shpresuar se do të dalin me fitore nga kjo ndeshje.

“Jemi të përgatitur mirë për këtë takim pasi Rilski, ështën jë ekip shumë i mirë. Kemi fituar ndeshje e parë ndaj tyre dhe do të mundohemi që t’i mposhtim edhe në këtë takim”, u shpreh Azemi.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.