Szczesny qetëson të gjithë pas largimit nga fusha: U tremba, por jam mirë

Wojciech Szczesny është në gjendje të mirë shëndetësore. Analizat e bëra menjëherë pas shqetësimeve që ndjeu në pjesën e parë të ndeshjes kundër Sportingut të Lisbonës përjashtuan çdo problem serioz.

Vetë portieri i Juventusit, në fund të ndeshjes së parë të çerekfinales së Europa League-s, doli para gazetarëve për të sqaruar gjithçka.

“Gjithçka është në rregull, unë jam mirë dhe kontrollet mjekësore treguan se gjithçka është në rregull. U tremba, kjo është e sigurt, kisha ankth, diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë”.

Më pas ai e mbylli prononcimin e tij me shaka:

“Në fakt, e kisha parë Perinin në formë të shkëlqyer dhe doja që ai të luante, pritjet e e tij në fund më dhanë të drejtë”.

Por çfarë ndodhi me portierin polak në fushë? Në fund të pjesës së pare, nuk ishte ndjerë mirë, fillimisht kishte vendosur dorën në gjoks dhe më pas kërkoi menjëherë zëvendësimin. Mjekët e Juventusit ndërhynë me shpejtësi në fushë dhe e qetësuan fillimisht polakun, i cili, edhe pse dukshëm i frikësuar, arriti në dhomat e zhveshjes me këmbët e tij.

Pasi u largua nga fusha, Szczesny iu nënshtrua menjëherë një elektrokardiograme në qendrën mjekësore të Stadiumit, një ekzaminim që nuk zbuloi asgjë anormale.

Ndoshta ishte një takikardi e papritur. Ekzaminimet më të thelluara ndoshta do të kryhen në orët e ardhshme.

Manchester United shokohet në Old Traford nga Sevilla

Tre duele zhvillohen të shtunën dhe dy të dielën, orari i xhiros së 29-të në Albi Mall Superligë