Synimet e vëllezërve binjakë

Vëllezërit binjakë, Florent dhe Afrim Beqiri, formuan shkollën e hendbollit dhe emëruan në gjermanishte ‘Zwillinge’ nga Mitrovica, që në shqip do të thotë binjakët.

Binjakët nga Mitrovica, ish-hendbollist e Trepçës, synim kanë që t’ia kthejnë namin e humbur hendbollit në qytetin e Mitrovicës.

“Kemi dashur tash e shumë kohë unë edhe vëllai ta hapim shkollën e hendbollit, por tash ia arritëm qëllimit. Ideja ka qenë para pesë viteve, pra se me shkuar në Gjermani, kur na është dhënë mundësia apo ftesa prej shkollës së hendbollit në një klub gjerman të punoj si trajner për gjenerata të reja 16-17 vjet”, deklaroi Florent Beqiri.