Sylvinho zbret në fushë dhe bën pasime në “Air Albania”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Svlvinho, ka qenë sot i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga FSHF për lançimien e Strategjisë së Qëndrueshmërisë.

Por pasi ka ndjekur fjalimet, që u zhvilluan në podiumin e ngritur në fushën e “Air Albania”, trajneri nuk i ka rezistuar tundimit që t’i jepte disa shkelmime topit.

Ai ka shkëmbyer disa pasime me disa përfaqësues të futbollit të të amputuarve në Shqipëri, por jo vetëm. Aty ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili gjithashtu mori pjesë në këtë shkëmbim pasimesh me trajnerin e kuqezinjve.

Presidenti Ademi merr pjesë në eventin e organizuar nga FSHF për Strategjinë e Qëndrueshmërisë

Reali gjen golin në “Allianz Arena”, Vinicius ndëshkon Bayern Munich (VIDEO)