Sylvinho tregon për fatin e Brojës në Europian

Trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për Brojën dhe fatin e tij në europian.

Sulmuesi kuqezi të Chelsea-t që nuk mori pjesë në asnjë nga ndeshjet eliminatore të Euro 2024-ës, por që është një kandidat i fortë për të shkuar në Europian.

Tekniku brazilian i Shqipërisë foli me superlativa për Brojën dhe theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër. Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj. Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm. Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Sylvinho.

Kosova avancon për dy pozita në ranglistën e re të FIFA-s

Historike, një gjyqtare femër gjykon në Premier League