Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, është shprehur i lumtur për kualifikimin në Evropian dhe për vendin e parë në grup.
“Është diçka e bukur të shohim që Shqipëria po rritet. Po jetojmë një ëndërr. Kemi skuadër që nuk humbi për gjashtë ndeshje, merr pikë, nuk pëson gola, fiton grupin. Është meritë e gjithë atyre që kanë punuar”, ka thënë Sylvinho pas ndeshjes me Ishujt Faroe. “Ylli i vërtetë është skuadra”, ka shtuar tekniku brazilian.