Sylvinho po e shikon me mjaft kujdes Amar Gërxhaliun

Amar Gërxhaliu mund të jetë futbollisti i radhës që do të kaloj nga Kosova në Shqipëri. Mbrojtësi i Antalyasporit është duke u vëzhguar nga Sylvinho, ka raportuar të enjten “Panorama Sport”.

Qendërmbrojtësi shtatlartë ka qenë pjesë e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”, atë kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë në qershor, por ai nuk luajti në asnjërën prej ndeshjeve.

Në shtator luajti për Kosovën U21 një ndeshje, ndërsa më herët ka luajtur një ndeshje për U18 të Shqipërisë.

Shqipërisë më herët iu bashkuan edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja. Largime nga Kosova në drejtim të Shqipërisë ka pasur edhe në grupmoshat e reja.

Emmanuel Egbo pritet ta marrë drejtimin e Prishtinës

Emmanuel Egbo zyrtarizohet si trajner i Prishtinës