Kombëtarja shqiptare fatkeqësisht nuk ia doli të siguronte qëndrimin apo ngjitjen në Ligën A, teksa humbja me Ukrainën ishte fatale për kuqezinjtë. Kjo pasi kjo disfatë e rrëzoi Kombëtaren nga Liga B në Ligën C.
Paraqitjet e kuqezinjtëve në këtë edicion të Nations League sigurisht kanë zhgënjyer cdo tifozë. Tashmë të gjithë jemi sy e veshë dhe kryqëzojnmë gishtat që shorti për kualifikueset e Kupës së Botës të jetë “bujar” me ne.
Teksa jemi në pritje të hedhjes së shortit, ku me 13 dhjetor goglat do të thonë fjalën e tyre në Zyrih, Sylvinho ka vendosur të largohet nga Shqipëria. Braziliani ka vendosur të kalojë pak kohë me familjen, ndërsa do të jetë prezent në hedhjen e shortit të Zyhir.
Gjithashtu në janar do të rikthehet në Shqipëri për të nisur më pas punën për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 që do të nisin në muajin mars.