Sylvinho i dorëzon trofeun, skuadrës fituese në ‘Turneun Regjional’

Turneu i përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF uli siparin këtë të enjte me tre takimet finale për tre grupmoshat e ndryshme, U-12, U-13 dhe U-14.

Të treja ndeshjet finale u zhvilluan në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa Tirana ja doli mbanë të shpallet fituese në të trija grupmoshat.

Ndeshja e parë finale ishte ajo e grupmoshës U-14 mes Tiranës dhe Durrësit. Të dyja ekipet dhuruan paraqitje fantastike dhe spektakël në fushën e lojës, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Nga penalltitë djemtë e vegjël të Tiranës u treguan më të saktë dhe fituan 3-2. Kupa për ekipin përfaqësues rajonal të grupmoshës U-14 u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Afrim Tola.

Finalja e dytë ishte ajo e grupmoshës U-13 mes Fierit dhe Tiranës. Djemtë e Tiranës triumfuan me rezultatin 2-0, ndërsa kupa u dorëzua nga ish-futbollisti i Kombëtares dhe anëtari i Komisionit të ekipeve Kombëtare, Eldorado Merkoçi.

Ndeshja e fundit finale ishte ajo e grupmoshës U-12 mes Fierit dhe Tiranës. Një ndeshje që nuk pati histori pasi u dominua nga djemtë e vegjël të Tiranës që në fund fituan me rezultatin e thellë 11-2. Kupën për ekipin përfaqësues rajonal të Tiranës U-12 e dorëzoi trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior.

Pjesë e turneut të përfaqësueseve rajonale për ekipet e moshave U-12, U-13 dhe U-14 ishin të gjitha ekipet rajonale të këtyre tre grupmoshave nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Lezha dhe Gjirokastra.

Ky turne ka si synim kryesor rritjen e cilësisë së lojtarit mesatar në vend teksa trajnerët e specialistët e ekipeve Kombëtare ndjekin nga afër ecurinë e këtyre lojtarëve për të evidentuar element të rinj që mund t’i shërbejnë ekipeve Kombëtare të moshave në të ardhmen.

Ndeshjet finale:

Grupmosha U-12/ Fieri – Tirana             11-2

Grupmosha U-13/ Fieri – Tirana             2-0

Grupmosha U-14/ Tirana – Durrësi        1-1 (Me penallti 3-2)

SC Gjilani fiton në udhëtim te Ballkani, ndeshje e çmendur në Bon Voyage Superliga U21

FANTASTIKE: Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë – para tij vetëm ylli i Man Cityt